Vllaznia U19 triumfoi mbremjen e djeshme ndaj Hellas Verona ne finalen e turneut “Eagle Cup” me rezultatin 1-0, fale golit te shenuar nga Gerald Kubazi dhe ia doli ta bente te vetin trofeun e vene nga organizatoret. Nje sukses mese i merituar i ketij ekipi qe tregoi vlera te larta ne fushen e lojes.
Drejtori i Akademise Vllaznia Alban Neziri duke folur per “Shkodra Sport” ne lidhje me kete sukses, ka evidentuar mbi te gjithe disa prej lojtareve te ardhur nga ekipi i pare te cilet treguan gatishmerine e tyre te plote per te kontribuar per skuadren ne kete turne.
“Çdo trofe eshte i bukur kur fitohet dhe padyshim emocione te medha perjetuam edhe me fitoren e turneut “Eagle Cup” ku moren pjese 12 ekipe nga vende te ndryshme te Botes. Akademia Vllaznia tregoi se mund te matet si e barabarte me to dhe madje edhe te dale fitimtare, e kjo fale punes se bere dhe cilesive te mira qe lojtaret kane.
Une dua te falenderoj ne veçanti lojtaret e ardhur nga ekipi i pare, te cilet i falenderoj per gatishmerine e treguar per t’iu bashkuar ekipit U19, por edhe per performancen e bere ne te gjitha ndeshjet. Dua te falenderoj ne veçanti Brahimin qe ndonese i demtur, dje sakrifikoi per te qene ne fushe dhe per te dhene kontributin e tij ne kete sukses.
Po ashtu edhe Hajdarin e Kubazin te cilet u paraqiten mjaft mire dhe kontribuan tek fitorja e ketij trofeu. Padyshim qe pjesmarrje ne te tilla turne jane nje vlere e shtuar edhe per Akademine tone”- eshte shprehur drejtori Neziri.(www.shkodrasport.com)