Vllaznia U19 do te luaje neser nje ndeshje “luksi”. Ajo do te perballet me ekipin e Atalantes ne kuadrin e ndesheve te “Eagle Cup”, turneut nderkombetar qe do te startoje pikerisht pas pak oresh ne vendin tone dhe me pjesmarrjen e 12 ekipeve nga vende te ndryshme.
Shorti e ka vene ekipin shkodran ne te njejtin grup me ekipin e njeres prej Akademive me te mira te Italise dhe takimi do te startoje ne oren 10:30 te paradites ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit.
Kjo perballje do te jete nje test shume i mire per futbollistet e drejtuar nga trajneri Elvis Plori, per te pare se ku jane ne raport me bashkemoshataret e tyre italiane te Atalantes.
“Eagle Cup” organizohet nga Fondacion “AlbItSol” dhe me mbeshtetjen e Federates Shqiptare te Futbollit. Vllaznia U19 do te kete mundesine te tregoje vlerat e saj me te mira.