Vora ka arritur të marrë fitoren e parë në historinë e saj në Kategorinë Superiore duke mposhtur Tiranën me rezultatin 3-1. Një fitore tepër e rëndësishme kjo për “Blutë” që në javën e dytë të kampionatit.
Vendasit kaluan në avantazh në këtë takim me Karricën në fundin e pjesës së parë falë një penalltie. Menjëherë në nisje të pjesës së dytë, sulmuesi i ardhur nga kampionati kosovar shënoi golin e dytë për Vorën.
Teksa Tirana përpiqej të ngushtonte diferencat, bardheblutë kapitulluan duke pësuar të tretin. Një kundërsulm i Vorës, u shndërrua në gol nga Henri Zuna që trefishoi shifrat.
Në fundin e takimit, bardheblutë arritën të gjenin rrjetën falë golit të Eliton.