HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREZejnullai vendos për të ardhmen, transferohet te...

Zejnullai vendos për të ardhmen, transferohet te…

Arbin Zejnullai ishte kthyer në një nga emrat më të lakuar të merkatos së futbollistëve në vendin tonë, pasi mesfushori i cili ka qenë një nga shtyllat e Egnatias në vitet e fundit, doli lojtar i lirë me përfundimin e kontratës që kishte me rrogozhinasit.

Shumë prej skuadrave të Superiores u vunë në ndjekje të mesfushorit, që do të ishte një përforcim i bujshëm për cilindo ekip duke i dhënë një alternativë të rëndësishme në mesfushë. Megjithatë, futbollisti tetovar duket se ka vendosur të kthehet në “shtëpi”.

“Panorama Sport” mëson se ndjekja e ndeshjes mes Shkëndijës së Tetovës dhe TNS në stadiumin e  Shkupit në mbrëmjen e të martës nga futbollisti, nuk ishte rastësore. Zejnullai, i dalë nga radhët e akademisë së kuqezinjve, ka gjetur akordin me klubin e Shkëndijës dhe do të vijojë karrierën atje.

Palët kanë shtrënguar duart, ndërsa tani mbetet formalizimi i kontratës dhe prezantimi i lojtarit, që do të bëhet para kësaj fundjave, në mënyrë që ai të nisë punën me ekipin për vijimin e pjesëmarrjes në kompeticionet europiane.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments