Futbollisti shkodran Edon Hasani është lojtari më i ri i Besës. 33-vjeçari u bashkohet kavajasve në Kategorinë e Parë, pasi për herë të fundit ishte pjesë Elbasanit.
Hasani shton kështu eksperiencës te Besa, që dëshiron të ketë sërish një ekip sa më konkurrues. Ai e ka nisur karrieren e tij te Vllaznia e me pas ka kaluar ne disa skuadra te tjera, ndersa tashme do te luaje ne kategorine e pare me skuadren qe pritet te jete nje nga pretendentet me te forta per t’u ngjitur ne Superiore.
Njoftimi i Besës:
“Edon Hasani verdhezi. Ju njoftojme se kemi arritur marreveshje me mesfushorin Edon Hasani , i cili bashkohet me ne per aventuren e re ne futbollin shqiptar. Mesfushori vjen pas aventures me Elbasanin dhe pritet te jete nje vlere e shtuar per ekipin tone”, shkruan Besa.