...
HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREZYRTARE/ Emiliano Çela emërohet në krye të skuadrës së kategorisë së parë

ZYRTARE/ Emiliano Çela emërohet në krye të skuadrës së kategorisë së parë

Emiljano Çela është trajneri i ri i Kukësit. Pas largimit të Ilir Spahiu për arsye familjare, verilindorët kanë rikthyer në krye të pankinës, teknikun 39-vjeçar i cili ka shumë eksperiencë.

Çela e ka dretjuar Kukësin edhe sezonin e shkuar në Superiore, në 3 sfida. Ndërsa tashmë, do ta drejtojë atë në Kategorinë e Parë. Lajmin për emërimin e tij si trajner, e ka bërë të ditur vetë klubi verilindor.

Njoftimi i klubit të Kukësit:

Futboll Klub Kukësi njofton se Emiljano Çela do të jetë trajneri i ri i skuadrës sonë! Drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshje me trajnerin, i cili rikthehet në Kukës pas eksperiencës gjatë sezonit të shkuar.

Në staf me Emiljano Çelën, do të jetë edhe Bekim Kuli në rolin e ndihmës trajnerit si edhe Ervis Koci në rolin e trajnerit të portierëve. Prezantimi i Çelës para mediave do të bëhet ditën e sotme në orën 16:00 në ambientet e stadiumit “Kukës Arena”. Klubi i Kukësit mirëpret Çelën në krye të stolit dhe njëkohësisht i uron suksese trajnerit dhe stafit të ri teknik!

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.