Sulmuesi i Kombëtares U-21 Erald Maksuti është futbollisti më i ri i Flamurtarit.
Vlonjatët nuk di të ndalet në tregun e transferimeve, pak më parë kanë afruar lojtarin e talentuar të Apolonisë.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Flamurtari nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Maksuti ka mbyllur aventurën e tij 3-vjeçare me fierakët dhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Kategorisë Superiore.
Njoftimi zyrtar i Flamurtarit:
Zyrtare :
Erald Maksuti eshte zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club .
Emri: Erald
Mbiemri: Maksuti
Datëlindja: 10 Maj 2004
Pozicioni: Sulmues i majte
Vjen pas eksperiences si futbollist ne ekipin e FK Apolonia ( Shqiperi )
Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C