HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREZYRTARE / Kevin Dodaj firmos me CSKA Sofia, talenti shkodran nis aventurën...

ZYRTARE / Kevin Dodaj firmos me CSKA Sofia, talenti shkodran nis aventurën e re në Bullgari

Nga Maringlen ZHIVANI

Tashmë është zyrtare…Talenti i ri shkodran, Kevin Dodaj, ka firmosur me gjigandët bullgarë të CSKA Sofias. Sulmuesi i perspektivës, i cili spikati me paraqitjet e tij te Vllaznia dhe u aktivizua së fundmi me ekipin në ndeshjet europiane, tashmë do të vazhdojë karrierën jashtë vendit.

Për Dodajn, ky transferim është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin e tij si profesionist, ndërsa CSKA Sofia ka parë te lojtari potencialin e madh që ai ka për t’u bërë pjesë kyçe e projektit të tyre.

Burime pranë klubit konfirmojnë se kontrata është firmosur dhe lojtari është prezantuar zyrtarisht. Dodaj është shitja më e rëndësishme dhe më e shtrenjtë e Vllaznisë në historinë e saj, duke përforcuar edhe njëherë faktin se Akademia kuqeblu vazhdon të prodhojë talente që tërheqin vëmendjen e klubeve ndërkombëtare.

Ndërkohë, gazeta ‘Shkodra Sport’ mëson se Dodaj edhe te CSKA Sofia do të mbajë të njëjtin numër në fanellë si te Vllaznia, pra numrin 22.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments