HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREZYRTARE/ Partizani rikthen Albion Markun

ZYRTARE/ Partizani rikthen Albion Markun

Albion Marku është zyrtarisht një lojtar i Partizanit.

Mbrojtësi ka firmosur kontratë te vlefshme për 1 vit me opsion rinovimin edhe 1 tjetër.

Marku u kërkua nga disa klube të Superiores, por në fund zgjodhi “demat” për të vazhduar karrierën. Futbollisti me origjinë nga Mirdita ishte si okazion në këtë merkato, të cilin në fund e përfitoi Partizani.

24-vjeçari u aktivizua në edicionin e fundit me Giorin në Hungari. Te Partizani ndërkohë kujtohet për sezonin 2021/22 ku qëndronte si i huazuar dhe numëroi 39 paraqitje.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments