Klubi italian, Fiorentina ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Stefano Piolit si trajnerin e ri të ekipit. Pioli, i cili e kaloi sezonin 2024/25 në Superligën e Arabisë Saudite me Al-Nassr të Cristiano Ronaldos, ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare në klubi Viola, e cila do të zgjasë deri në verën e vitit 2028.

Fituesi i Scudettos për sezonin 2021/22 me Milanin është rikthyer në Firence për një periudhë të dytë në krye të Fiorentinës, pas dy sezoneve të tij në krye midis viteve 2017 dhe 2019.

Që atëherë, 59-vjeçari ka vazhduar të shijojë pesë vite në Milano, duke fituar titullin e Serie A dhe kaloi sezonin më të fundit në Arabinë Saudite me Al-Nassr.

“Pioli, i cili kthehet në Firence pasi veshi fanellën vjollcë si lojtar midis viteve 1989 dhe 1995, dhe udhëhoqi Zambakët si trajner nga viti 2017 deri në vitin 2019, ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë atë në llub deri më 30 qershor 2028”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Pioli zëvendëson Raffaele Palladinon, i cili qëndroi vetëm një sezon në krye të klubit, ndërsa Interi, Atalanta, Roma, Lazio dhe Milani kanë ndryshuar trajnerë kryesorë që nga fundi i sezonit 2024/25. /Telegrafi/