Sulmuesi shkodran Ardit Nikaj eshte futbollisti me i ri i skuadres polake Wisla Krakov. Prezantimi i tij eshte bere pak minuta me pare nga ana e ketij klubi dhe ne kete menyre sulmuesi 23 vjeçar do te nise nje aventure te re me shpresen se do te arrije te tregoje ashtu si duhet vlerat e tij.
Ne fakt para paradites se sotme, Nikaj permes nje mesazhi lamtumire ka falenderuar te gjithe te Skenderbeu per mbeshtetjen e dhene gjate ketyre viteve.
“Faleminderit familja e madhe K.F SKENDERBEU! Faleminderit Korca! Faleminderit çdo tifozi dhe sportdashsi per keto 4 vite te mrekullueshme prane jush.
Jam mirenjohes çdo anetari te klubit per perkushtimin, seriozitetin dhe profesionalizmin qe keni treguar ne cdo hap. Keto vite kane qene me shume se futboll – kane qene nje udhetim zemre e sfidash qe do i mbaj gjithmone me vete.
Ju uroj SKENDERBEUT dhe qytetit te Korces te rikthehen sa me shpejt aty ku e meritojne – ne majat e futbollit shqiptar”- shkruante sulmuesi shkodran.
Ne kete menyre tashme per Ardit Nikajn do te nise nje eksperience e re tek skuadra polake dhe ai padyshim qe eshte i bindur se do ia dale me sukses te tregoje vlerat e tij.