Vioresin Sinani eshte zyrtarisht drejtori i ri sportiv i Klubit te Futbollit Vllaznia. Ai eshte prezantuar diten e sotme nga vete presidenti i klubit Alban Xhaferi dhe do te nise menjehere nga puna per ndertimin e skuadres se sezonit te ri.

Sinani eshte nje nga emblemat e klubit shkodran, njekohesisht golashenuesi me i mire i historise se tij por edhe i kampionatit shqiptar dhe tashme do te marre persiper nje detyre te re, ate te drejtorit sportiv.

Nje gje e tille eshte bere e ditur ne faqen zyrtare te klubit ku shkruhet:

Komunikate per shtyp

KF Vllaznia ben te ditur se qe nga dita e sotme, drejtor sportiv i klubit do te jete z. Vioresin Sinani. Suksese ne detyren e re legjenda kuqeblu”.