Xhuliano Skuka është futbollist më i ri i Partizanit. Sulmuesi ka mbyllur aventurën e tij me ACSM Poli Iasi dhe tashmë rikthehet për të veshur fanellën e kuqe. 

Lajmin e ka bërë të ditur klubi kryeqytetas nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Palët kanë firmosur kontratë 3-vjeçare mes tyre.

“XHULIANO SKUKA RIKTHEHET NË SHTËPI

Partizani me kënaqësi zyrtarizon rikthimin e Xhuliano Skukës. Sulmuesi 26 vjeçar pas eksperiencës në rumani me ekipin e Poli Iasi tashmë do të jetë pjesë e të kuqve. Skuka ka firmosur një kontratë 3 vjeçare duke konfirmuar edhe një herë se Partizani mbetet zgjedhja e vetme në Shqipëri.

#MirëseriktheheshnështëpiXhulianoSkuka”, shkruan klubi. Lojtari do të mbajë numrin 10-të te kryeqytetastit dhe në këtë mënyrë merr mbi super përgjegjësinë për të shënuar gola.