Numri i futbollisteve shqiptare qe po shkelqejne neper bote apo jane ne rrugen e duhur per ta bere kete gje, po rritet nga dita ne dite dhe kjo eshte diçka shume pozitive. Sot do te ndalemi tek nje lojtar qe ende nuk i ka mbushur 11 vjeç, por qe ka filluar t’i beje per vete te gjithe.
E kemi fjalen per Haris Lulajn. Ai ka lindur ne Angli me 8 tetor te vitit 2013 dhe prinderit e tij jane me origjine nga Shkodra. E ka filluar heret futbollin duke luajtur me ekipe te ndryshme moshash ku ka spikatur me paraqitjet e tij dhe kjo ka bere qe nga viti ne vit te shtohet interesi per te. Si rrjedhoje ne shume prej aktiviteteve ku ka luajtur, eshte nderuar edhe me kupen si lojtari me i mire.
Nderkohe se fundi, nje Akademi e njohur si ajo e Brentford, ka shfaqur interes te madh per ta patur pjese te veten dhe si rrjedhoje i ka ofruar kontrate Lulajt. Firmosja e saj eshte bere nga prinderit e Harisit dhe tashme ne sezonin e ri, ai do te jete pjese e Brentford.
Lojtari shqiptar luan ne rolin e qendermbrojtesit dhe nga menyra si ka nisur karriera e tij, nga talenti qe ai posedon dhe po e shfaq ne çdo ndeshje, me siguri qe shume shpejt do ta shohim duke luajtur ne nivele te larta. Kuptohet shoqeruar edhe me endrren e tij per te luajtur me fanellen e kombetares shqiptare dhe per kete arsye deshira e tij e pare eshte qe shume shpejt te behet pjese e ekipeve kombetare te moshave te Shqiperise.
Gjergj KOLA