...
HomeKRYESORESulmuesi i radhës pas Moratës, Milani sakrifikon kapitenin

Sulmuesi i radhës pas Moratës, Milani sakrifikon kapitenin

Emra të ndryshëm qarkullojnë për merkaton e Milanit, mes tyre edhe Tammy Abraham. Sulmuesi anglez ka vendosur të largohet nga Roma, teksa po insiston të vijojë karrierën te kuqezinjtë e Fonsecas.

26-vjeçari është një profil që pëlqehet nga drejtuesit dhe stafi teknik i Milanit. Bisedimet me Romën vijojnë, ndërkohë që propozimi i fundit nga Milano përfshin edhe kapitenin Davide Calabria.

Pasi refuzuan Jovic dhe Okafor, verdhekuqve u është ofruar mbrojtësi i djathtë si pjesë e operacionit të kalimit të Abraham në Milanello. Me Calabrian që vlerësohet nga trajneri De Rossi.

Gjithsesi, drejtuesit e Romës duan para të thata pas përforcimeve me emra si Soule, Dovbyk, Sangare, Le Fee e Dahl. Dhe kërkojnë 25 mln euro për kartonin e goleadorit anglez.

Gjithsesi, bisedimet mes klubeve vijojnë, me drejtuesit e “Djallit” që duan t’i dhurojnë një tjetër sulmues trajnerit Fonseca pas Alvaro Moratës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.