HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Vllaznia B' fiton 2-1 ndeshjen e kontrollit ndaj seleksionimit të lojtarëve të...

‘Vllaznia B’ fiton 2-1 ndeshjen e kontrollit ndaj seleksionimit të lojtarëve të ekipeve U19 dhe U21

Lojtaret jotitullare te ekipit te pare te Vllaznise, jane ndeshur sot me nje seleksionim te ekipeve U19 dhe U21 te Akademise kuqeblu dhe kane fituar me rezultatin e ngushte 2-1. Ndeshja miqesore eshte luajtur ne fushen sportive te Golemit dhe eshte ndjekur me vemendje nga pjestaret e stafit teknik dhe drejtues te klubit.

Ka qene sulmuesi Ildi Gruda qe ka zhbllokuar rezultatin per ekipin “Vllaznia B” dhe me kete gol do te mbyllej pjesa e pare e cila eshte dominuar pikerishtr prej ketij seleksionimi te lojtareve ne rradhet e te cilit luante edhe sulmuesi malazez i ardhur ne prove, Danin Taloviç.

Ne pjesen e dyte nderkohe ka qene mbrojtesi Xhuljan Kapllanaj qe ka barazuar shifrat, para se Ersi Zaganjori te shenonte edhe golin e dyte dhe te fitores per “Vllaznia B”. Ne kete menyre, i gjithe takimi eshte mbyllur ne shifrat 2-1 per te.

Nderkohe ekipi i pare i Vllaznise do te luaje diten e shtune nje tjeter ndeshje miqesore, kete here ndaj Laçit, me te cilen do te mbyllet edhe seria e ndeshjeve miqesore ne prag te startit te kampionatit./www.shkodrasport.com/


Vllaznia B- Vllaznia U 21 2-1

Ildi Gruda 27′, Ersi Zaganjori 70’/ Xhuljano Kapllani 53′

Vllaznia: Jukaj, Brahimi, Sala, Pusi, Spahija, Maliqi,Tafili, Zaganjori, Delaj, Gruda, Taloviç. Trajner: Thomas Brdariç

Vllaznia U 21: Lujkaj, Muhaj, Rroku, Xhul. Kapllanaj, Selmani, Shimaj, Dulaj, Kubazi, Kraja, Ara, Halili. (U aktivizuan: Çelepija, Xhes. Kapllanaj, Marashi, Hoxha, Zymeri) Tr: Edmond Doçi

Gjyqtar: Rebani Gemi, Arlind Kastrati, Jena Mala

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments