Lojtaret jotitullare te ekipit te pare te Vllaznise, jane ndeshur sot me nje seleksionim te ekipeve U19 dhe U21 te Akademise kuqeblu dhe kane fituar me rezultatin e ngushte 2-1. Ndeshja miqesore eshte luajtur ne fushen sportive te Golemit dhe eshte ndjekur me vemendje nga pjestaret e stafit teknik dhe drejtues te klubit.
Ka qene sulmuesi Ildi Gruda qe ka zhbllokuar rezultatin per ekipin “Vllaznia B” dhe me kete gol do te mbyllej pjesa e pare e cila eshte dominuar pikerishtr prej ketij seleksionimi te lojtareve ne rradhet e te cilit luante edhe sulmuesi malazez i ardhur ne prove, Danin Taloviç.
Ne pjesen e dyte nderkohe ka qene mbrojtesi Xhuljan Kapllanaj qe ka barazuar shifrat, para se Ersi Zaganjori te shenonte edhe golin e dyte dhe te fitores per “Vllaznia B”. Ne kete menyre, i gjithe takimi eshte mbyllur ne shifrat 2-1 per te.
Nderkohe ekipi i pare i Vllaznise do te luaje diten e shtune nje tjeter ndeshje miqesore, kete here ndaj Laçit, me te cilen do te mbyllet edhe seria e ndeshjeve miqesore ne prag te startit te kampionatit./www.shkodrasport.com/
Vllaznia B- Vllaznia U 21 2-1
Ildi Gruda 27′, Ersi Zaganjori 70’/ Xhuljano Kapllani 53′
Vllaznia: Jukaj, Brahimi, Sala, Pusi, Spahija, Maliqi,Tafili, Zaganjori, Delaj, Gruda, Taloviç. Trajner: Thomas Brdariç
Vllaznia U 21: Lujkaj, Muhaj, Rroku, Xhul. Kapllanaj, Selmani, Shimaj, Dulaj, Kubazi, Kraja, Ara, Halili. (U aktivizuan: Çelepija, Xhes. Kapllanaj, Marashi, Hoxha, Zymeri) Tr: Edmond Doçi
Gjyqtar: Rebani Gemi, Arlind Kastrati, Jena Mala