Në orët e fundit në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë lajme për një flirt të supozuar në Serbi, ku Dusan Vllahovic dyshohet se ka pasur lidhje me gruan e portierit të dytë të Serbisë, Predrag Rajkovic. Personi në fjalë, Vllahovic, i ka heshtur të gjithë zërat. Këto janë fjalët e tij në konferencën për shtyp:

“Më vjen shumë keq që e nis konferencën për shtyp në këtë mënyrë. Nuk ka nevojë të komentohet kjo marrëzi e rëndë e përhapur nga njerëz të frustruar që punojnë kundër interesave të kombëtares. Jemi të bashkuar më shumë se kurrë atmosfera është fantastike, nëse është e nevojshme jam gati të marr masa ligjore për të mbrojtur emrin tim”.

Vlahoviq flet edhe për ndeshjen vendimtare ndaj Zvicrës: “Jam gati të jap gjithçka që Serbia të shkojë në raundin tjetër. Ne do të japim gjithçka, mund ta bëj këtë premtim. Unë besoj shumë tek ne. Nuk ka asnjë problem mes meje dhe trajnerit, unë jam gjithmonë gati, qoftë edhe me një këmbë! Nëse më duhet të jem në stol për të mirën e skuadrës, atëherë do të jem në pankinë pa probleme”.

Lajmi i sotem shkruante se të dy u zbuluan në shtrat së bashku në grumbullimin e kombëtares në Katar, ku familjet lejohen të hyjnë. Një situatë e ngjashme, ndër të tjera, me atë që do të kishte parë protagonistë Nemanja Gudelj dhe gruan e “italianit” tjetër Luka Jovic.

Ndër të tjera, zonja Jovic tashmë është përfshirë në një skandal në të kaluarën, duke qenë ish e dashura e një të njohuri tjetër të vjetër të Serisë A, pikërisht Adem Ljajic. Pas ndarjes, dhe fejesës së Sofija Miloshevicit me Jovicin, ky i fundit përjetoi një moment shumë të vështirë, me depresion dhe probleme të lidhura me alkoolin, të cilat ndikuan shumë në karrierën e tij. Duke u rikthyer te Vllahovic, kjo histori e supozuar do t’i kushtonte atij vendin në kombëtare, me trajnerin që do të kishte marrë masa serioze…/telesport/