Ka mjaftuar njoftimi i shperndare pasditen e sotme nga grupimi “Vllaznit Ultras” per pjesmarrjen ne finalen e Superkupes qe do te zhvillohet te merkuren e ardhshme ne “Air Albania”, qe te kete shume reagime pozitive.

Por me interesanti ka ardhur nga nje faqe e tifozeve te Partizanit. Ato mbi posterin e grupimit shkodran, kane shkruar: “Kush nuk do kete ndonje pune, futini ndonje xhiro”.

Kjo eshte shoqeruar edhe me disa fjale ofenduese kunder ekipit te Tiranes. Nje gje e tille ne fakt eshte e pritshme nisur nga maredheniet gjithmone te ndezura me tifozerine e kesaj skuadre.

Dhe pikerisht per kete arsye, tifozet e Partizanit kane bere thirrje qe te jene te pranishem mbremjen e se merkures ne “Air Albania” per te mbeshtetur Vllaznine ne kete ndeshje finale te Superkupes.

Nje gje e tille ne fakt ndodh ngaqe edhe maredheniet ne mes tifoseve te Vllaznise dhe Partizanit gjithmone kane qene shume te mira ne keto vite, krejt ndryshe nga maredhenia me ate te Tiranes./SHKODRA-SPORT.COM/