Veleçiku ka fituar me rezultatin 1-0 ne miqesoren e luajtur pasditen e sotme ne Koplik ndaj ekipit te Murlanit. Fatin e ketij takimi e ka vendosur nje gol i shenuar nga sulmuesi Ditmir Ujkaj ne minuten e 65-te te tij.

Duhet thene se ndeshja ka qene e dominuar gjate gjithe 90 minutave nga koplikasit, te cilet kane luajtur me mire ndonese kane arritur te shenojne me veshtiresi dhe vetem ne nje moment.

Trajneri Smajli ne fakt i ka aktivizuar te gjithe futbollistet teksa nuk i ka lene shume ne fushe ata qe do te luajne diten e premten ne miqesoren tjeter qe Veleçiku do te luaje pikerisht ndaj Vllaznise.

Nderkohe ne krahun tjeter trajneri Pepaj eshte munduar qe te hedhe ne fushe lojtaret me te mire dhe ka bere nje ndeshje pergjithesisht te kujdesshme. E rendesishme eshte qe kjo miqesorja i ka sherbyer jo pak atij.

E njejta gje mund te thuhet edhe per Veleçikun sepse ndeshja e sotme e luajtur ne kompleksin “Duli” i ka sherbyer stafit teknik per te provuar te gjithe futbollistet dhe menyren e lojes qe do te aplikojne ne ndeshjet e ardhshme zyrtare./SHKODRA-SPORT.COM/