Fillimi i kampionatit te Kategorise se Dyte nuk ka qene ndoshta ai i duhuri per ekipin e KF Murlani, i cili pas shtate javeve ka arritur te grumbulloje vetem tre pike. Megjithate, duket se gjerat ne vijim do te marrin per mire per kete ekip, i cili ka ambicie te jete mes pretendenteve te grupit A.

Kjo ka te beje me faktin qe pjese e kesaj skuadre, tashme do te jete edhe ish-kapiteni i saj, pikerisht Vildan Kaçubela. “Shkodra Sport” ka mesuar se ai eshte rikthyer se fundmi tek Murlani, por kuptohet qe do te federohet ne afatin e merkatos se janarit.

Kaçubela eshte 25-vjeç dhe luan ne repartin e sulmit, siç dihet, teksa sezonin e kaluar kur ishte pjese e ketij ekipi, ishte golashenuesi me i mire i Murlanit me plot 15-gola te shenuar.

Me kete perforcime, por edhe te tjera qe priten ne vazhdim ne merkaton dimerore, padyshim qe trajneri Vahedin Pepaj do te jete edhe me i qete dhe ne ndeshjet e ardhshme do te kerkoje te rikthehet tek suksesi.
Maringlen ZHIVANI