FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENga 'problemet me zemrën' tek çmimi 'Lojtari i ndeshjes' kundër Vllaznisë, çfarë...

Nga ‘problemet me zemrën’ tek çmimi ‘Lojtari i ndeshjes’ kundër Vllaznisë, çfarë ndryshoi tek Charles Bismark?

Në ndeshjen e së premtes kundër Vllaznisë, mori çmimin si “Lojtari i ndeshjes”. Dhe në fakt e meritoi sepse në pjesën e parë u detyrua të bënte rolin e qendërmbrojtësit, i detyruar kuptohet nga mungesat që kishte Skënderbeu, ndërsa në pjesën e dytë kaloi në sulm ku u shfaq sërish si protagonist duke shënuar edhe golin e barazimit që i dha një pikë skuadrës së tij në “Loro Boriçi”.

E kemi fjalën për Charles Bismark. Lojtarin që sezonin e kaluar ishte i huazuar tek Vllaznia, por që nuk dha atë që pritej ndonëse erdhi me shumë bujë. Disa dëmtime, një karton i kuq i panevojshëm në sfidën ndaj Flamurtarit u pasuan nga disa probleme në stërvitje dhe si rrjedhojë këtu ai e mbylli sezonin.

Rënia në tokë gjatë një seance stërvitore, krijoi panik tek stafi i Vllaznisë që më pas në bashkëbisedim edhe me drejtuesit e klubit bënë që lojtari t’i nënshtrohej ekzaminimeneve të thelluara ku u deklarua fillimisht se kishte probleme serioze. Vetë lojtari dëshironte të vazhdonte stërvitjen dhe të luante, por tek Vllaznia kishin frikën e përsëritjes së rastit “Dwuamena” dhe si rrjedhojë vazhdoi ekzaminimi i tij edhe në klinika më të specializuara.

Në fund, dikush tha që Bismark mund të luante pa problem dhe tek kuqeblutë u deklarua se lojtari do të bashkohej me skuadrën në ndeshjet e “Final 4”, por nuk ndodhi kështu dhe duhet thënë se ajo e vuajti shumë mungesën e një sulmuesi tjetër. Vetëm 3 muaj më vonë, futbollisti ganez zbriti sërish në “Loro Boriçi”, por këtë herë si kundërshtar.

Me shëndetin “top”, ai tregoi klasin e tij dhe kjo bëri që i gjithë stafi i Vllaznisë por edhe ish- bashkëlojtarët e tij të habiteshin. Por ja që kështu ndodhi. Dilema e madhe në këtë rast është se pse lojtari nuk luajti me kuqeblutë në fazën finale të kampionatit të kaluar….

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments