Saturday, May 16, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREHap i gabuar i Vllaznisë, e nis ‘Final 4’ me humbje ndaj...

Hap i gabuar i Vllaznisë, e nis ‘Final 4’ me humbje ndaj Dinamos

Faza ”Final 4” e Abissnet Superiore ka nisur me një befasi, pasi Vllaznia kryesuese është mposhtur me shifrat 2-0 nga Dinamo e vendit të katërt duke hapur plotësisht luftën për titullin kampion.

Blutë shkonin në këtë ndeshje të përgjysmuar për shkak të dëmtimeve apo edhe pezullimit të trajnerit Daja dhe me shanse minimale për titullin, mendohej se do shfaqnin pak rivalitet. Por edhe nëse blutë dukeshin nën ritëm, Vllaznia bëri më keq, duke ia dhuruar praktikisht fitoren me një lojë që la shumë për të dëshiruar e një sulm që gaboi gjithçka.

Në pjesën e dytë, shkodranët panë Bajramin të ndëshkohej me të kuq e më pas me një nga zbritjet e rralla të Dinamos, pësoi një gol të cilin as vetë Malomo nuk e festoi. Shkodranët vazhduan një festival të mirëfilltë rastesh të humbura mes mbrojtjes të sajuar të bluve, por në fund u goditën edhe nga goli i dytë i Xhejms, që vulosi suksesin 2-0 të Dinamos dhe hapi plotësisht luftën për titullin kampion.

VLLAZNIA-DINAMO 0-2
77′ Malomo, 90’+6′ Xhejms

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments