FAQJA E PARE KRYESOREFANTASTIKE/ Elseid Hysaj zgjidhet në formacionin më të mirë të Ligës së...

FANTASTIKE/ Elseid Hysaj zgjidhet në formacionin më të mirë të Ligës së Kombeve

Kur në Shqipëri vijon të ketë diskutime nëse duhet të luajë apo jo në kombëtare Elseid Hysaj, e gjeti apo nuk e gjeti skuadrën e tij të re mbrojtësi kuqezi, në fakt ai vazhdon të shkëlqejë dhe t’i bëjë të pavlefshëm të gjithë këto komente.

Futbollisti shkodran ka shkëlqyer në të gjitha ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe jo më kot ka marrë edhe shumë vlerësime. I fundit ka ardhur nga website i njohur “who score” i cili e ka përzgjedhur Hysaj në formacionin më të mirë të Ligës së Kombeve pas 6 ndeshjeve të luajtura.

Ja si shkruhet në këtë website kur citohet Hysaj si fitues:

“Mbrojtës i djathtë: Elseid Hysaj (Shqipëri) – Vlerësimi 7.65

Shqipëria u ngjit në krye të Grupit C1, duke siguruar ngjitjen direkte në Ligën B, ndërsa mbrojtësi veteran Elseid Hysaj shfaqi një formë që të kujtonte vitet e tij më të mira në krahun e djathtë. Duke luajtur çdo minutë në pesë ndeshje (gjithsej 450 minuta), 32-vjeçari ishte një burim i pashtershëm krijimtarie, duke regjistruar 13 pasime kyçe, dy asiste dhe një gol. Këtë kontribut në sulm ai e shoqëroi me një punë të disiplinuar në mbrojtje: 12 largime të topit, 10 ndërhyrje për të ndalur topin, nëntë ndërhyrje direkte, katër duele ajrore të fituara dhe një bllokim; gjithashtu, ai pati 10 prekje të topit në zonën kundërshtare dhe realizoi dy driblime të suksesshme”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments