FAQJA E PARE KRYESOREBrajan Gruda vendos rekord me Gjermaninë, askush nuk e kishte bërë këtë...

Brajan Gruda vendos rekord me Gjermaninë, askush nuk e kishte bërë këtë që nga viti 2014!

Sulmuesi me origjinë nga Shkodra Brajan Gruda ka regjistruar një nisje mbresëlënëse me fanellën e kombëtares së Gjermanisë.

Në dy paraqitjet e tij të para ndërkombëtare, Gruda ka regjistruar plot katër kontribute në gola: dy gola dhe dy asistime.

Sipas statistikave nga OPTA, asnjë futbollist tjetër gjerman nuk ka regjistruar më shumë kontribute në gola në dy ndeshjet e para me kombëtaren, që nga triumfi i Gjermanisë në Kupën e Botës 2014.

Një start fantastik për Grudën, i cili ka bërë menjëherë diferencën dhe ka dhënë sinjale premtuese për vazhdimësinë e tij me fanellën e Gjermanisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments