FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEdmond Doçi: Dallimet mes trajnerëve Martini dhe Laszlo janë të dukshme

Edmond Doçi: Dallimet mes trajnerëve Martini dhe Laszlo janë të dukshme

Ish- futbollisti i Vllaznisë tashmë në rolin e trajnerit të Akademisë kuqeblu Edmond Doçi, ka dhënë një intervistë për mediat ku ka folur në lidhje me situatën te skuadra shkodrane shoqëruar pas ndërrimit të trajnerëve. Madje ai ka bërë edhe një dallim me tyre kur deklaron:

“Ndryshimet mes dy trajnerëve, Martini dhe Laszlo, janë të dukshme jo vetëm në vendosjen e skuadrës në fushë, por edhe në mënyrën se si secili prej tyre e interpreton futbollin. Problematika e Vllaznisë ishte se e nisi këtë sezon thuajse me të njëjtin mentalitet me të cilin e mbylli kampionatin e kaluar, me rezultate të dobëta dhe një psikologji të ulët.

Ndoshta, nëse rezultatet do të kishin qenë ndryshe, edhe gjendja psikologjike e ekipit do të ishte më e mirë dhe mund të mos kishte ardhur ndryshimi në pankinë. Por, duke parë situatën në javët e para të kampionatit, ndryshimi ishte i pritshëm dhe Laszlo po përpiqet të implementojë idetë e tij te skuadra.

Në një farë mënyre, ai ka arritur të vendosë sistemin e tij të lojës, megjithatë duket se kërkon vazhdimisht përmirësim, edhe nga ato që deklaron në konferencat e tij për shtyp. Me Laszlon në krye, por edhe me një motivim dukshëm më të lartë të futbollistëve, Vllaznia duket se është në rrugën e duhur për të ngjitur shkallët e klasifikimit”- është shprehur Doçi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments