Friday, June 19, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLTrajneri koplikas Admir Hysaj diplomohet me licensën 'UEFA A'

Trajneri koplikas Admir Hysaj diplomohet me licensën ‘UEFA A’

E bën me shumë pasion detyrën e trajnerit dhe kjo ka bërë që ai përveç trajnimit, t’i përkushtohet edhe specializimit të mëtejshëm dhe marrjes së licensave të tjera më të avancuara që i duhen për punën e tij që po e bën me shumë pasion.

E kemi fjalën për trajnerin e moshave të Veleçikut Admir Hysaj. Ditën e sotme ai ka përfunduar me sukses kursin dhe si rrjedhojë është diplomuar me licensën UEFA A (e dyta për nga rëndësia pas asaj UEFA PRO).

Ai ka ndjekur rregullisht kursin në të cilin kanë marrë pjesë ndër të tjera edhe dy ish- futbollistët e kombëtares Taulant Xhaka dhe Alban Meha dhe padyshim që me këtë licencë të marrë tani do të synojë të ecë edhe më lart në karrierën e tij si trajner.

Admir Hysaj aktualisht drejton Akademinë e Veleçikut teksa nga viti në vit e ka rritur numrin e futbollistëve që janë pjesë e saj, por nga ana tjetër nuk i kanë munguar edhe sukseset teksa vitin e kaluar u shpall kampion me ekipin U15 për Zonën e Shkodrës, ndërsa sivjet mori kupën “Fair Play” me ekipin U13.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments