Mesfushori Eslit Sala, ka vendosur të largohet nga Vllaznia pas 3 vitesh me ekipin shkodran. Në verën e vitit 2023, protagonisti në fjalë la të kuqtë e Valletta, skuadrën kryeqytetase të Maltës dhe iu bashkua Vllaznisë.
Edhe pse u konsiderua me të ardhme te kuqeblutë, nuk ia doli të lërë “gjurmë”. Gjatë sezonit që lamë pas, Sala zhvilloi 26 ndeshje në Superiore, pjesën më të madhe si zëvendësues, duke mos fituar dot “terren” në 11-shen titullare.
Njoftimin për largimin nga skuadra e ka bërë të ditur vetë lojtari përmes rrjeteve sociale ku ka shkruar:
“Faleminderit KF Vllaznia!
Sot mbyllet zyrtarisht kapitulli im me ekipin tim të zemrës. Po largohem me kokën lart dhe me një mirënjohje të madhe për të gjithë. Në veçanti falenderoj tifozët që kanë qenë mbështetja më e madhe gjatë këtij rrugëtimi. Nje jetë, dy ngjyra!”


