FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA E DYTEE FUNDIT/ Nuk është Borshi, Burreli zgjedh trajnerin e ri

E FUNDIT/ Nuk është Borshi, Burreli zgjedh trajnerin e ri

Klubi i Burrelit ka gjetur shpejt trajnerin e ri për vijimin e këtij sezoni, pas dorëheqjes së teknikut Samuel Nikaj i cili e kishte drejtuar në sezonet e fundit. U përfol se një kandidat i fortë për këtë post ishte shkodrani tjetër Ergi Borshi, por drejtuesit matjanë në fund kanë bërë një zgjedhje ndryshe.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale është bëre e ditur se drejtimin e skuadrës do ta marrë një emër i njohur, Klevis Dalipi. 50-vjeçari, i cili ka eksperienca në klube të ndryshme në futbollin shqiptar, nuk ulej në pankinën e një skuadre që nga viti 2023, kur për herë të fundit drejtoi Lushnjën.

NJOFTIMI I BURRELIT

KLEVIS DALIPI, TRAJNERI I RI I KF BURRELIT!

KF Burreli njofton emërimin e Klevis Dalipit në krye të skuadrës verdheblu.

Trajneri i ri merr drejtimin e ekipit me objektivin për të rikthyer skuadrën te rezultatet pozitive dhe për të përballuar me ambicie sfidat e radhës.

Klubi i uron mirëseardhjen dhe shumë suksese në drejtimin e KF Burrelit!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments