Friday, June 19, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREParashikimi i 'Fotball Rankings'/ Vllaznia më pak shanse për kualifikim se Malisheva

Parashikimi i ‘Fotball Rankings’/ Vllaznia më pak shanse për kualifikim se Malisheva

“Fotball Rankings”, një website që merret me statistikat dhe performancat e ekipeve, ka bërë së fundi edhe një parashikim të shanseve të secilit ekip për kualifikimin e tyre në Kupat e Europës.

Si rrjedhojë duke analizuar shanset që Vllaznia dhe Malisheva kanë në dy përballjet me njëra- tjetrën më 9 dhe 16 korrik, ka favorizuar më tepër ekipin kosovar të cilit i ka dhënë 55 % shanse për kualifikimin në turin e dytë të “Conference League”.

Ndërkohë, Vllaznia ndoshta e ndikuar edhe nga zhvillimet e fundit në rradhët e saj, ka 45 % shanse për të avancuar më tej dhe për t’u përballur në turin tjetër me skocezët e Hibernian.

A vlejnë këto parashikime? Sigurisht që jo sepse do të jetë fusha e lojës ajo që do të vendosë megjithatë kuqeblutë për momentin nuk janë favoritë, të paktën sipas “Fotball Rankings”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments