FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFOTO- LAJM/ Elseid Hysaj vjen nga Italia, menjëherë në stërvitje te Vllaznia

FOTO- LAJM/ Elseid Hysaj vjen nga Italia, menjëherë në stërvitje te Vllaznia

Elseid Hysaj nuk e “harron” Vllazninë. Pasi është stërvitur me të për 2-3 muaj duke mbajtur formën para ndeshjeve të tetorit me kombëtaren, ai më pas u largua drejt Italisë ku po stërvitet tashmë me Empolin, skuadrën e tij të parë.

Por dje është kthyer në Shkodër për ndeshjet e rradhës me kombëtaren, ndërkohë që sot ka nxituar të shkojë tek stërvitja e Vllaznisë dhe të takojë futbollistët e saj. Një përshëndetje shumë miqësore me të gjithë, por Hysaj nuk është larguar menjëherë sepse ka preferuar ta ndjekë seancën deri në fund.

Kjo është diçka vërtetë shumë interesante sepse rekordmeni i ndeshjeve të kombëtares shqiptare ka dashur të jetë sërish pranë futbollistëve kuqeblu me të cilët krijoi afrimitet gjatë periudhës që u stërvit me ta.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments