Stërvitet që prej fillimit të sezonit me ekipin e parë të Vllaznisë, luan me ekipin U19 në ndeshjet e kampionatit dhe dy ditë më parë firmosi të parën kontratë profesioniste me kuqeblutë. E kemi fjalën për portierin Alevio Ndoj.
I datëlindjes 2008, ka një shtatëlartësi për t’u admiruar dhe konsiderohet një element me të ardhme për portën. Kjo është edhe arsyeja pse drejtuesit e klubit kanë vendosur t’i besojnë për të ardhmen duke e “lidhur” me një kontratë afatgjate.
Vetë Alevio në një prononcim të shkurtër për Gazeta “Shkodra Sport” Ndoj flet për emocionet që përjetoi në momentin e firrmosjes së kësaj kontrate të parë profesioniste me ekipin e tij të zemrës.
“Momentnn kur më thanë që do firmosja kontratën e prita shumë mirë, edhe me shumë emocione. Edhe familja u gëzua shumë, sidomos babai të cilin e falenderoj shumë për çdo punë e sakrificë që ka bërë për mua dhe tani ka ardhur koha t’ia shpërblej.
Kjo kontratë do të thotë shumë për mua, më jep motivim për të punuar më shumë, por nuk kam bërë asgjë akoma sepse më pret shumë punë përpara”- është shprehur portieri 18 vjeçar i Vllaznisë Alevio Ndoj.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


