Friday, June 19, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREMERKATO/ Bylis transferon një tjetër futbollisti jashtë vendit. Mirditori Arli Përgjoni firmos...

MERKATO/ Bylis transferon një tjetër futbollisti jashtë vendit. Mirditori Arli Përgjoni firmos tek Sherif Tiraspol

Ecuria në kampionat nuk ka qenë ajo e duhura dhe si rrjedhojë ka rënë sërish nga Superiorja, por Bylis po spikat si një klub që vazhdon të shesë futbollistë. I rradhës është mesfushori Arli Pergjoni i cili është transferuar tek Sherif Tiraspol.

23 vjeçari i lindur në Rrëshen ka spikatur me paraqitjet e tij tek skuadra ballshiote dhe kjo i ka hapur rrugë këtij transferimi jashtë vendit. Ka qenë vetë klubi i Bylisit që e ka zyrtarizuar një gjë të tillë përmes një postimi në faqen e tij ku shkruan:

“Bylisi transferon Arli Përgjonin te Sherif Tiraspol/ FK Bylis ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e një prej lojtarëve tanë më të spikatur, mesfushorit Arli Përgjoni, te klubi i njohur moldav, Sherif Tiraspol.

Përgjoni spikati në dy sezonet e fundit në klubin tonë, duke qenë një nga lojtarët më të dalluar. FK Bylis i uron suksese 23-vjeçarit Përgjoni në vazhdimin e karrierës me ekipin e ri”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments