Është ndarë ditën e djeshme nga jeta në moshën 85 vjeçari ish- shoferi i njohur i Vllaznisë Ismet Çuliqi. Ai i ka shërbyer këtij klubi dhe gjithë ekipeve dhe sportistëve për tre dekada me rradhë.
Ismeti ka lindur në Shkodër më 9 korrik 1941 dhe që në rininë e tij do t’i përkushtohej profesionit të shoferit. Teksa në gjysmën e dytë të viteve ’60 do të afrohej pranë klubit Vllaznia duke qenë shoferi i autobuzit të këtij klubi, punë që e bëri për 30 vjet me rradhë me shumë dëshirë dhe përkushtim.
Ka qenë gjithmonë pranë jo vetëm ekipit të futbollit, por shoqëronte edhe sportet e tjera, lojrat me dorë, volejboll e basketboll, sportet e rënda, mundje, peshëngritje, boks, atletikë, gjimnastikë, qitje, etj. Me të gjithë ai ishte shumë i dashur dhe kjo ka bërë që të meritonte respektin e të gjithëve.
Pasionin për sportin e ushqeu edhe tek djali i tij, Bledi, i cili pati një përvojë pozitive duke u rritur si futbollist deri me ekipin e parë të Vllaznisë, e më pas tek Burreli dhe ekipe të tjera të kampionatit shqiptar.
Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të jetë sot (e hënë) në orën 16:00. Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Çuliqi për humbjen e njeriut të saj të dashur!


