Teuta ka fituar në shtëpi përballë Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi me shifrat 3-2. Pas këtij dueli foli trajneri fitues Bledar Hodo.
“Play-out nuk është ndonjë gëzim i madh. Do të jetë ndeshje shumë e rëndësishme, ta përgatisim mirë. Në fazën difensive patëm probleme, por problemi kryesor ishte që për 7 ditë kemi luajtur 3 ndeshje. Skuadra në aspektin fizik ra. Patëm probleme edhe në presing, ishim në kohë vonesë dhe ritëm të ulët. Përsa i përket sulmit, nuk e dija që në krah të majtë do të luante një çun i ri.
Por e kishim përgatitur që të finalizonim me Dacit. Por të pësosh dy gola në një ndeshje deçizive, nuk është dicka e mirë. Pogradeci apo Besa në play-out?
Do të preferoja vetëm të fitoja ndeshjen, kam besim të plotë tek çunat, tek grupi, tek të gjitha, s’kam asnjë preferencë. Është ndeshje teke dhe si futbollist e kam kaluar dy herë, e di çfarë sikleti dhe emocioni është. Me këto surpriza, çfarë s’po ndodh”, tha Hodo.


