Shqipëria ka arritur një fitore 2-0 përballë Bjellorusisë në ndeshjen e fundit të Grupin C1 të Ligës së Kombeve duke e mbyllur në vend të parë me 15 pikë në 6 ndeshje të luajtura.
Në sfidën e luajtur në në stadiumin “Illovszky Rudolf Stadion”, përballë një kundërshtari fizik, kuqezinjtë zhvilluan një lojë të kujdesshme. Rrezikuan portën kundërshtare që në nisje me anë të Laçit, ndërsa goditën traversën me Asllani.
Megjithatë goli nuk vonoi dhe në minutën e 28-të ishte Manaj që me një veprim të zgjuar arriti të zhbllokohet nga mbrojtja kundërshtare dhe të godasë saktë, 1-0.
Në pjesën e dytë, pë të vendosur fitoren në kasafortë, mendoi Hysaj që brenda zonës kundërshtare u tegua i saktë në goditje, 2-0.
Rastet nuk munguan dhe në minutat në vazhdim, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Shqipërinë që e përfundon këtë fushatë në grupin C1 të Ligës së Kombeve në vendin e parë me 15 pikë, ndjekur nga Bjellorusia me 10 pikë. Po me 10 pikë është dhe Finlanda e vendit të tretë, ndërsa San Marino në vend të fundit me 0 pikë.
BJELLORUSI-SHQIPËRI 0-2
28′ Manaj, 57′ Hysaj


