Mosgjetja e hapësirave në këtë fazë të parë të sezonit e ka vënë dukshëm në pikpyetje të ardhmen e Endrick tek Real Madridi. Braziliani gjithsesi mbetet një vlerë e shtuar në metrat e fundit për të cilin do të zhvillohet një sfidë e ashpër në Serinë A.
Roma, Milani dhe Interi ia kanë hapur dyert 20 vjeçarit i cili ka kontribuar në vetëm 7 sfida, të përmbledhura në 144 minuta deri më tani. Presioni tek ‘’ Galaktikët ‘’ është mjaft i madh dhe kërkesa e llogarisë gjithashtu por Jose Mourinho ka preferuar ta lërë në stol në të shumtën e kohës.
Besohet se kjo problematikë për ishi-n e Palmeiras do të marrë zgjidhje në vijimësi për ti dhënë kështu shansin të shpalosë potencialin në fushën e blertë, natyrisht duke qenë titullar.
Si ‘’ Verdhekuqtë ‘’, ‘’ Djalli ‘’ ashtu edhe zikaltërit konsiderohen destinacione që mund ti vijnë në ndihmë për ti arrirë objektivat yllit të kombëtares ‘’ Seleçao ‘’.
Në këtë aspekt kryeqytetasit momentalisht janë më të favorizuar për ti marrë shërbimet e lojtarit amerikano-jugor ashtu siç e ka bërë me dije gazetari Matteo Moretto.
Formula e drejtuesve lidhet me huazimin e tij për ta blerë më pas kartonin në varësi të ecurisë. Por edhe nga ekipet që luajnë derbin e Italisë nuk duhet shmagnur vëmëndja për arsye se bashkjetojnë në çdo sezon me titujt.
Sipas Ekrem Onur, ekspert merkatoje Florentino Perez synon të arkëtojë 60 milionë euro për nxënësin e ‘’ The Special One ‘’ i cili shquhet si mjaft teknik, driblues shumë i mirë dhe me aftësi që s’mund të vihen në diskutim në zonën e rreptësisë.


