Wednesday, August 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE'Velipoja.V' shpallet fituese e turneut 'Beach Soccer Velipoja 2026'

‘Velipoja.V’ shpallet fituese e turneut ‘Beach Soccer Velipoja 2026’

Ka përfunduar sot turneu “Beach Soccer Velipoja 2026” i organizuar nga Bashkia Shkodër me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit. Dhe në fund të tij ekipi “Velipoja.V” është shpallur fitues duke merituar edhe kupën e vendit të parë.

Aktiviteti ka zgjatur tre ditë dhe në të kanë marrë pjesë 8 ekipe të ndarë në 2 grupe. Në dy ditët e para janë zhvilluar ndeshjet në grupe që kanë prodhuar një rivalitet megjithatë në fund të tyre, ekipi i KF Shkodra ka zënë vendin e parë në grupin A dhe në vend të dytë është renditur ekipi Lions FC. Ndërsa në grupin B, në vendin e parë është renditur “Velipoja.V” dhe në të dytin KF Guri i Zi.

Sot ndërkohë janë zhvilluar fillimisht ndeshjet gjysmëfinale që kanë nisur me përballjen KF Shkodra- Guri i Zi. Ndonëse ky i fundit e mbylli pjesën e parë në avantazhin 2-1 falë dy golave të Lisajt, në të dytën ka qenë KF Shkodra e cila edhe falë freskisë së lojtarëve të saj arriti të përmbysë shifrat dhe të fitojë 4-2 duke kaluar kësisoj në finale.

Në gjysmëfinalen tjetër, atë “Velipoja.V”- Lions FC, ka qenë ekipi i parë i cili fitoi me shifrat 3-2 duke u kualifikuar edhe ai në finalen e këtij turneu. Kjo është zhvilluar shumë e bukur dhe e luftuar nga të dy ekipet. Pjesa e parë ka prodhuar rivalitet, por jo gola dhe si rrjedhojë gjithçka është mbyllur në barazim.

Në të dytën ka qenë Vildan Kaçubela i cili ka zhbllokuar shifrat fillimisht dhe në minutën e fundit ka qenë portieri Elis Dervishaj i cili ka shënuar një gol shumë të bukur duke bërë që kjo finale të mbyllet në shifrat 2-0 dhe “Velipoja.V” shpallet kësisoj fituese e këtij turneu. Kupën dhe medaljet për fituesit i ka shpërndarë specialisti i sportit pranë Bashkisë Shkodër, Alban Neziri.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments