FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREQatip Osmani: Treguam karakter, mund të shënonim edhe golin e dytë

Qatip Osmani: Treguam karakter, mund të shënonim edhe golin e dytë

Trajneri i Laçit, Qatip Osmani, foli pas barazimit 1 me 1 që skuadra e tij regjistroi në shtëpi ndaj Elbasanit. Në prononcimin e dhënë për emisionin “Super Gol”, tekniku i skuadrës kurbinase, deklaroi:

“Pas golit të pësuar ndërruam sistemin, futëm një lojtar më shumë në sulm, për të qenë më afër golit. Treguam karakter. E pësuam golin kur kishim stabilitet. U kthyem dhe shënuam, mund të shënonim edhe të dytin. Në pjesën e parë nuk ishim mirë në qarkullimin e topit. Në pjesën e dytë e kishim zotërimin e topit, por mungonte ideja, nuk mund të depërtonim në 20 metrat e fundit.

Kam një grup jashtëzakonisht të shëndoshë, të motivuar, me djem të rinj. Tregon që di të luajë futboll, kanë dëshirë të luajnë. Në ccdo ndeshje duhet të përmirësohemi. Është një ligë ku na presin shumë ndeshje të forta. Duhet të punojmë dhe të përmirësohemi. Kjo është me shumë rëndësi.

Dëshira, lufta, në të ardhme duhet të tregojnë edhe më shumë, për të arritur objektivat që kemi. Presim elementë në merkato, jemi në biseda me disa lojtarë kualitativ që do të na rrisin nivelin, i presim shumë shpejt që të na bashkangjiten. Do të jenë një freski e mirë për ekipin”, deklaroi Qatim Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments