FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREBesëlidhja triumfon ndaj Maliqit, gjashtë gola në miqësoren e radhës

Besëlidhja triumfon ndaj Maliqit, gjashtë gola në miqësoren e radhës

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Besëlidhja ka regjistruar një tjetër rezultat pozitiv në fazën përgatitore, duke mposhtur Maliqin me rezultatin 4-2 në një miqësore spektakolare, ku u shënuan plot gjashtë gola. Maliqi e nisi më mirë takimin dhe kaloi në avantazh në minutën e 11-të me anë të Lipos. Besëlidhja reagoi shpejt dhe vetëm pesë minuta më vonë ishte Festim Alidema që vendosi baraspeshën në 1-1.

Skuadra korçare nuk u dorëzua dhe në minutën e 33-të riktheu avantazhin me Zhuniorin, por Besëlidhja reagoi sërish para fundit të pjesës së parë. Në minutën e 37-të Osmanllari barazoi shifrat në 2-2, ndërsa në fundin e fraksionit të parë Bregu shënoi autogol, duke i dhënë Besëlidhjes avantazhin 3-2.

Në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga Elvis Plori menaxhoi avantazhin dhe kërkoi golin e sigurisë. Ai erdhi në minutën e 71-të, kur Antonio Marku realizoi për 4-2. Në minutat e mbetura Besëlidhja administroi rezultatin dhe siguroi fitoren në një tjetër test të vlefshëm përpara nisjes së sezonit të ri.

Besëlidhja po vijon kështu serinë e ndeshjeve miqësore, me stafin teknik që po shfrytëzon këto sfida për të konsoliduar formacionin dhe për të vlerësuar gjendjen e skuadrës në prag të kampionatit.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport|”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments