FAQJA E PARE KRYESOREFANTASTIKE/ Peshëngritësi shkodran Antonino Mullisi shkëlqen në Europian me 3 medalje dhe...

FANTASTIKE/ Peshëngritësi shkodran Antonino Mullisi shkëlqen në Europian me 3 medalje dhe 2 rekorde

Pas medaljeve të Esmond Markut për moshën deri në 15 vjeç vjen dhe shpërthimi i Antonino Mullisit, kjo për moshën deri në 17 vjeç. Bëhet fjalë për Kampionatin Europian të peshëngritjes për moshat 15 dhe 17 vjeç në Prishtinë, ndërsa Antonino Mullisi është nën-Kampion Europe dhe Rekordmen Europian në peshën deri në 75 kilogram.

Në stilin e shkëputjes, Mullisi zuri vendin e parë me 135 kilogram duke thyer dhe rekordin europian të moshës në këtë stil. Më pas në shtytje me 156 kilogram merr medaljen e bronxtë, ndërsa në dygarësh 291 kilogram dhe nën-Kampion Europe, duke vendosur dhe rekordin e dytë Europian të moshës.

Suksesi i Mullisit është falë punës së trajnerëve Artur Lagja dhe Florenc Çela, si dhe mbështetjes së vazhdueshëm të Presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza. Arritja e Antonino Mullisit dëshmon se strategjia e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes për mbështetjen e të rinjve dhe zëvendësimin e brezave po jep rezultate konkrete, duke garantuar një të ardhme të ndritur për peshëngritjen shqiptare.

Ndërkohë pritet dhe Maida Lozi në peshën 77 kilogram për vajza në moshën deri në 17 vjeç, atje ku pritet të ketë të tjera medalje në këtë Europian. Gjithsesi Shqipëria me tre medaljet e arta të Antonino Mullisit dhe dy të bronzta e Esmond Markut arrin nivelet e larta në arenën ndërkombëtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments