Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Drejtori i ri i Vllaznisë, Alban Neziri, ka nisur të mendojë për lëvizjet e para në organizimin e klubit shkodran. Një prej tyre lidhet me stafin teknik të ekipit të parë, ku pritet të ketë një emër të ri në ditët në vijim, pas largimit të Ergi Borshit.
Bëhet fjalë për Haris Dalipin, i cili aktualisht drejton ekipin e grupmoshës U-17 të Vllaznisë. Trajneri pritet të largohet nga drejtimi i skuadrës së para të rinjve për t’iu bashkuar stafit teknik të ekipit të parë, në rolin e zëvendëstrajnerit.
Kjo lëvizje do të përbëjë një nga ndërhyrjet e para të Alban Hasanit në strukturën teknike të kuqebluve, pas marrjes së detyrës si drejtor i klubit. Dalipi ka kështu mundësinë të punojë drejtpërdrejt me skuadrën e parë, duke kontribuar në përgatitjen e saj për ndeshjet e kampionatit.
Për momentin, pritet që kjo lëvizje të konkretizohet në ditët në vijim, ndërsa mbetet për t’u parë se kur do të vijë konfirmimi zyrtar nga klubi shkodran.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


