Monday, June 15, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEKSKLUZIVE / Herald Marku firmos me Vllazninë

EKSKLUZIVE / Herald Marku firmos me Vllazninë

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Herald Marku është zyrtarisht lojtar i Vllaznisë. Burime të sigurta pranë klubit bëjnë me dije për Shkodra Sport se mesfushori ka mbërritur në Shkodër dhe ka hedhur firmën mbi kontratë gjatë pasditës së sotme.

Mësohet se marrëveshja mes palëve është arritur më herët, përmes kontakteve dhe bisedave mes tyre, ndërsa sot është finalizuar gjithçka. Madje, Marku pritet të prezantohet shumë shpejt, pak para nisjes së seancës stërvitore, ku do të bashkohet menjëherë me skuadrën.

Një lëvizje e rëndësishme për kuqeblutë, që rikthejnë në ekip një lojtar që e njeh mirë ambientin dhe që pritet të japë kontributin e tij në mesfushë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments