Konfirmoheet lajmi i para dy ditëve i Gazeta “Shkodra Sport”, Samuel Nikaj është drejtori i ri i Akademisë Vllaznia. Ai në fakt ka nisur punë që para 48 orëve, por sot zyrtarisht ka firmosur kontratën dhe pak minuta më parë është prezantuar nga ana e vetë klubit shkodran.
Kujtojmë që Nikaj rikthehet pas shumë vitesh te Akademia Vllania ku më parë ka punuar si trajner, por tashmë me një funksion drejtuesi duke zënë vendin e Alban Nezirit që ka marrë pozicionin e drejtorit të klubit.
“Samuel Nikaj, drejtori i ri i Akademisë Vllaznia!
Emërimi i tij është pjesë e strategjisë së klubit për zhvillimin e të rinjve, me fokus te zbulimi i talenteve, rritja e tyre sportive dhe edukative dhe krijimi i një rruge të qartë drejt ekipit të parë.
Akademia si themeli i së ardhmes së Vllaznisë. Synimi ynë është t’u japim talenteve të reja mbështetjen dhe mundësitë për të mbajtur me krenari fanellën kuq e blu, duke vijuar traditën e futbollit shkodran.
Suksese Samuelit dhe gjithë stafit të Akademisë në këtë mision!”- shkruhet në postimin e KF Vllaznia.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


