FAQJA E PARE PA KATEGORIMbyllet me sukses edicioni i dytë i 'Shkodra Marathon', morën pjesë 550...

Mbyllet me sukses edicioni i dytë i ‘Shkodra Marathon’, morën pjesë 550 pjesmarrës

Është mbyllur me sukses edicioni i dytë i “Shkodra Marathon”. Suksesi më i madh i saj ka qenë padyshim rritja e ndjeshme e numrit të pjesmarrësve në krahasim me edicionin e vjetshëm, teksa numri është rritur nga 300 në 550 dhe kjo vlen më shumë se gjithçka tjetër.

“Shkodra Marathon” është zhvilluar paraditen e sotme në sheshin kryesor të qytetit teksa nisja dhe mbërritja e garës kanë qenë pranë Bashkisë Shkodër. Organizatorët kishin menduar që gara e sivjetme të zhvillohej në tre disiplina.

Konkretisht në 2.5 km, në 5 km dhe në 10 km, teksa interesant është fakti se këtë vit përveç pjesmarrësve nga Shqipëria, ka patur edhe të tjerë nga 20 shtete të Botës dhe madje një pjesë e tyre janë shpallur edhe fitues.

Fituesit sipas disiplinave:

Gara 2.5 km, grupmosha 10-15 vjeç vajza:

  1. Enea Metolli (Prishtina)
  2. Darsa Vathi (Fortius)
  3. Oltea Zaimi (Fortius)

Gara 2.5 km, grupmosha 10-15 vjeç djem:

  1. Elsar Balaj (Vllaznia)
  2. Marin Shehaj (Fortius)
  3. Dion Mulgeci (Fortius)

Gara 2.5 km, grupmosha 16-18 vjeç vajza:

  1. Ajla Doda (Tirana)
  2. Selina Gashi (Kosova)

Gara 2.5 km, grupmosha 16-18 vjeç djem:

  1. Leonel Mesi (Tirana)
  2. Dejan Balla (Vllaznia)
  3. Olken Horanlli (Durrësi)

Gara 5 km, femra:

  1. Gresa Bakraqi (Kosova)
  2. Kristina Pura (Tirana)
  3. Elizabeta Marku (Tirana)

Gara 5 km, meshkuj

  1. Bledar Mesi (Tirana)
  2. Oliver Hill (Britania e Madhe)
  3. Demir Medeni (Turqia)

Gara 10 km, femra:

  1. Luiza Gega (Tirana)
  2. Natalia Semenovych (Ukraina)
  3. Sebahat Demir (Turqia)

Gara 10 km, djem:

  1. Bogdan Semenovych (Ukraina)
  2. Albion Ymeri (Kosova)
  3. Rory Martin (Australia)
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments