FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPresidenti Bardhi 'kërcënon' lojtarët dhe stafin e Dinamos: Nuk mbajmë askënd me...

Presidenti Bardhi ‘kërcënon’ lojtarët dhe stafin e Dinamos: Nuk mbajmë askënd me zor!

Presidenti i Dinamos, Ardian Bardhi, ka shpërthyer pas humbjes ndaj Elbasanit, teksa i është drejtuar me tone të ashpra skuadrës, për këtë ecuri negative që po regjistron. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi kryeqytetas, ka zbardhur edhe fjalët e numrit 1 të “nëndetëset”, i cili kërcënon me largimin e futbollistëve që nuk e ndjejnë fanellën dhe që nuk japin maksimumin. 

MESAZHI I PLOTË I ARDIAN BARDHIT:

“Kjo nuk është Dinamo dhe kjo paraqitje është e papranueshme! Fanella legjendare e këtij klubi kërkon sakrificë, karakter dhe uri për fitore. Jeni ndër më të paguarit në Shqipëri, në klubin më korrekt, por në fushë nuk po i përgjigjeni as besimit, as sakrificës sonë.

Nuk ka më justifikime! Kush nuk e ndien këtë fanellë dhe nuk jep gjithçka për të, lojtar apo pjesëtar i stafit, të largohet që nesër. Dinamo nuk mban askënd me zor!”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments