Elbasani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë një rivali direkt si Dinamo, duke bërë që Glen Daja të fitojë derbin ndaj Ilir Dajës, ndonëse duhet theksuar se ky i fundit ishte në tribunë pasi ishte ende i pezulluar nga FSHF.
Në një ndeshje që u ndez në fund, ishin miqtë që rrezikuan të parët me Aleksovskin që bëri mrekulli në fraksionin e parë të lojës. Por në pjesën e dytë ishin vendasit që dominuan e krijuan raste, duke shënuar tre herë, por vetëm me golin e fundit që u cilësua si i vlefshëm.
Megjithatë, aq mjaftoi që Elbasani të merrte tre pikë të arta për të bërë hapa të rëndësishëm në renditjen e kampionatit, ndërsa Dinamo nuk ia doli të përfitonte për të shkurtuar diferencën me kreun.
ELBASANI-DINAMO 1-0
84′ Epito


