Wednesday, April 29, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREHarry Kane: Ndeshje e çmendur. I zhgënjyer nga rezultati, por krenar me...

Harry Kane: Ndeshje e çmendur. I zhgënjyer nga rezultati, por krenar me reagimin tonë

“Ishte një ndeshje e çmendur, kur shënohen 9 gola do të thotë se kanë ndodhur shumë gjëra. Jam i zhgënjyer me rezultatin, por krenar për mënyrën si reaguam dhe në fund ishim shumë pranë barazimit.

Duhet të shohim ku mund të përmirësohemi, jemi gati të luajmë gjithçka në ndeshjen e kthimit”. Kështu u shpreh për “Sky Sport” sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, pas humbjes 5-4 në “Parc des Princes” ndaj PSG-së, në gjysmëfinalen e parë të Champions League.

Ndeshje rekord mes PSG-së dhe Bayern Munich. Ajo që u zhvillua në “Parc des Princes” është gjysmëfinalja me numrin më të madh të golave në historinë e Champions League, jo vetëm në totalin e ndeshjes (9), por edhe në pjesën e parë (5).

PSG-Bayern Munich ishte gjithashtu gjysmëfinalja e parë në kompeticionet europiane ku të dyja skuadrat shënuan të paktën 4 gola secila. Në fazën me eliminim direkt të Champions League kjo kishte ndodhur vetëm një herë më parë, në ndeshjen Chelse

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments