FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEE FUNDIT/ Tërbuni zgjedh trajnerin e ri

E FUNDIT/ Tërbuni zgjedh trajnerin e ri

Humbja në fundjavë me shifrat 3-2 përballë Partizanit B, ka sjellë largimin e Xhynejt Çutrës nga drejtimi i skuadrës së Tërbunit që militon në Kategorinë e Dytë.

Edhe pse ndeshja u vendos falë cilësive të të kuqve, të cilët shënuan me lojtarët e ekipit të parë si Toma e Ogunleje, duke vulosur fitoren vetëm në minutën e fundit, Çutra vendosi të largohej nga drejtimi i pukjanëve.

Klubi i Tërbunit ka gjetur trajnerin e ri i cili do të marrë drejtimin e skuadrës në vijimin e sezonit. Vladimir Gjoni, trajneri i cili në të kaluarën ka qenë në pankinën e skuadrave si Burreli, Egnatia, Erzeni, Shkumbini apo së fundmi Devolli, ka pranuar ofertën e pukjanëve dhe do të jetë ai emri i ri në drejtimin e Tërbunit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments