Tuesday, June 2, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREE ÇUDITSHME/ Është shënuesi më i mirë në Suedi, por sulmuesi shkodran...

E ÇUDITSHME/ Është shënuesi më i mirë në Suedi, por sulmuesi shkodran Ermal Ymeri ‘harrohet’ nga kombëtarja U17

Kombëtarja shqiptare U-17 ka nisur që prej së dielës grumbullimin dhe përgatitjet për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë. Kuqezinjtë janë shortuar në grup me Letoninë dhe Ukrainën, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen në Shqipëri në datat 3, 6 dhe 9 qershor.

Por ajo që të bën përshtypje në listën e 20 lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Dama për këto ndeshje është mungesa e sulmuesit shkodran Ermal Ymeri. Ky i fundit ka qenë ndër më të rëndësishmit në të gjithë ndeshjet e fundit të kësaj kombëtareje, por çuditërisht mungon në këtë grumbullim.

Gazeta “SHKODRA SPORT” është interesuar për lojtarin nga burime pranë tij dhe mëson se nuk bëhet fjalë për asnjë dëmtim apo problem shëndetësor. Thjesht, në adresë të tij nuk ka shkuar asnjë ftesë. Dhe kjo ndodh pikërisht në një momentet më të mira të karrierës së tij.

17 vjeçari me origjinë nga Shkodra po shkëlqen me ekipin e tij Brommapojkarna në Suedi. Së fundi me lojën e tij ka ndihmuar këtë ekip të kualifikohet në finalen e Kupës së Suedisë e cila do të luhet më 24 qershor. Përpos kësaj, është aktualisht edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit që kryesohet pikërisht nga Brommapojkarna. Nga ana tjetër, është futbollisti i cili për kampionatet e grupmoshave nga U17 deri në U21 ka dhënë më shumë asiste se çdokush tjetër.

Megjithatë këto statistika shumë të kënaqshme për një sulmues anësor, nuk i kanë mjaftuar Ermal Ymerit që të marrë ftesën e kombëtares kuqezi dhe kjo padyshim që duhet të shqetësojë jo pak ata që vendosin për këtë gjë.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments